Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet interesi për pensionet private/ AMF: Skemës iu shtuan 3 mijë kontribuues të rinj në pjesën e parë të vitit

schedule15:12 - 2 Shtator, 2025

schedule 15:12 - 2 Shtator, 2025

Qytetarët shqiptarë kanë shtuar interesin për tu bërë pjesë e skemave private të pensioneve. Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti rezulton se në total numri i kontribuuesve arriti në mbi 48 mijë e 241  duke u shtuar me 3 mijë e 315 persona më shumë.

Nëse bëjmë një krahasim të shifrave me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se rritja është me 7.4%.

Statistikat zyrtare tregojnë se tregu i pensioneve private ka një total asetesh neto prej rreth 13.8 miliardë lekësh. Këto tregues konfirmojnë rritjen e interesit të qytetarëve dhe bizneseve për skemat e pensioneve vullnetare, si një alternativë plotësuese ndaj skemës publike.

Por pavarësisht kësaj tendence gjithmonë në rritje gjatë viteve të fundit pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë në skemën e pensioneve private vlerësohet ende e ulet.

Nga të dhënat konfirmohet se aktualisht në këtë skemë Numri i individëve që kontribuojnë në një pension privat është rreth 6% e numrit të përgjithshëm të kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore.

Ekspertët sugjerojnë këtë pjesëmarrjen në këtë skemë pasi  nëse pensionet private do të ishin më të zhvilluara kjo do të lehtësonte barrën e skemës publike. Për të nxitur këtë skemë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka ndërmarr disa ndryshime ligjore që synojnë të ulin tarifat në rastet kur fondi tërhiqet me këste.

Në Shqipëri skema e pensioneve private mbetet ende e panjohur për popullsinë e gjerë por ajo ofron një mundësi për rritje reale të pensioneve, nga pikëpamja e të ardhurave. Nëse një person ka mbyllur para në skemën private të pensioneve paratë e investuara nuk humbasin, ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!