Të rinjtë shqiptarë po preferojnë arsimin profesional.Rezultojnë se janë mbi 4 mijë të rinj që janë regjistruar në shkolla për të fituar një zanat.
Në Lezhë në shkollat profesionale degët si Teknologji Informacioni, Hoteleri-Turizëm si dhe Komunikimi mbeten më të kërkuarat nga të rinjtë, por interes ka edhe për programet e tjera që lidhen drejtpërdrejt me tregun e punës.
Rritja e kërkesës për të ndjekur arsimin profesional në Lezhë tregon qartë orientimin e të rinjve drejt një të ardhmeje më të sigurt në tregun e punës.
Por pavarësiht kësaj tendence shumë biznese hasen me mungesë të profesionistëve pasi kërkesa e tregut të punës është më e madhe se numri i nxënësve që diplomohen çdo vit./abcnews.al

