Lufta në Sudan ka kthyer jetën e miliona njerëzve përmbys, ndërsa el-Fasheri. Bastioni i fundit i ushtrisë është kthyer në një fushëbetejë të përgjakshme.
Rrëfimet e Hafizës, Mostafës dhe Manahelit, të marra nga telefona të shpërndarë fshehurazi nga BBC-ja, zbulojnë tmerrin e përditshëm, urinë, frikën dhe një realitet ku kthimi në normalitet duket i pamundur.
Ajo nuk la fjalë të fundit”, rrëfen me qetësi Hafiza, teksa përshkruan se si nëna iu vra në një qytet të rrethuar në Darfur, gjatë luftës civile të Sudanit.
21-vjeçarja tregon se si jeta e familjes së saj u përmbys nga vdekja e nënës. Rrëfimin ajo e bën në një nga disa telefonat që BBC-ja ia doli t’i fuste te njerëzit e bllokuar në mes të luftës në el-Fasher.
Nën bombardimet e vazhdueshme, el-Fasher është shkëputur nga bota e jashtme për një vit, duke e bërë të pamundur hyrjen e gazetarëve në qytet.
Hafiza përshkruan se si papritur e ka gjetur veten përgjegjëse për vëllain pesëvjeçar dhe dy motrat adoleshente. Babai iu vdiq para fillimit të luftës dy vjet më parë, e cila e ka vënë Ushtrinë kundër Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) dhe ka shkaktuar krizën më të madhe humanitare në botë.
Dy rivalët dikur ishin aleatë – duke ardhur në pushtet së bashku nëpërmjet grusht shtetit – por u kthyen kundër njëri-tjetrit rreth një plani ndërkombëtar për të ecur drejt sundimit civil.
Vendlindja e Hafizës është qyteti i fundit i madh i kontrolluar nga ushtria në rajonin perëndimor të Darfurit të Sudanit dhe ka qenë nën rrethim nga RSF-ja për 12 muajt e fundit.
E në gusht të vitit 2024, një predhë goditi tregun ku nëna e saj pati shkuar për të shitur mallra shtëpiake