Rritet çmimi I gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacioni rritet me 2.3 %

schedule18:33 - 22 Nëntor, 2024

schedule 18:33 - 22 Nëntor, 2024

Faturat e gazit dhe elektricitetit do të jenë më të shtrenjta në janar për qytetarët britanik, pasi rregullatori i energjisë do të rrisë tavanin e çmimeve.

Një faturë tipike vjetore do të arrijë në  vlerën 1,738 £ nga janari, një rritje prej 1.2%. Kjo do të thotë që do të kushtojë 21 £ më shtrenjtë në vit.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në fillim të vitit 2022, faturat e energjisë janë rritur dhe kanë mbetur të larta. Britania po shpresonte për rënie të çmimit, por kostoja e gazit dhe elektricitetit mbetet ende mbi mesataren historike. Faturat më të shtrenjta të energjisë ishin një arsye kryesore pse inflacioni u rrit ndjeshëm në 2.3% muajin e kaluar.

Ky është një tjetër goditje, pasi rënia e çmimeve ishte parashikuar fillimisht për vitin e ri dhe tavanin e çmimeve e hoqën me 10% që nga muaji i kaluar.

Fokusimi në prodhimin e energjisë së rinovueshme është “më i rëndësishëm se kurrë” për të ulur kostot dhe për t’i dhënë stabilitet familjeve, u shpreh Tim Jarvis, drejtori i përgjithshëm i tregjeve në Ofgem. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!