Nga Erblina Mile
Çmimi i energjisë elektrike është rritur përsëri gjatë së hënës.
Në bursë një megavat/h po shitet me rreth 600 euro madje edhe duke e tejkaluar këtë nivel në disa fasha orare.
Në fundjavë një megavat/h energji elektrike u ul nën 500 euro.
Kjo sipas ekspertëve lidhet direkt me kushtet klimaterike dhe me pezullimin e punës së gazsjellësit Nord Stream 1.
Pritshmëritë janë që energjia elektrike do të vijoj të shtrenjtohet në ditët në vijim.
Aktualisht niveli i ujit në Fierzë po njeh ulje të shpejtë për shkak të prodhimit të energjisë dhe aktualisht është nën 270 metra nivel ky që rezulton se është nën nivelin mesatar për këtë periudhë.
Lexo edhe: Ulja e çmimit në bursë, KESH shpenzon 13.5 mln euro, siguron energjinë deri më 11 shtator
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ndërkohë bleu 13.5 milionë euro energji elektrike duke siguruar nevojat e vendit deri në datën 11 shtator.
Por shtatori dhe tetori sipas ekspertëve pritet që të jenë kulmi i krizës nëse nuk do të ketë ndryshim të situatës së përgjithshme energjitike në Europë.
Shumë vende në rajon kanë marrë masa për të përballuar krizën energjitike por Shqipëria ende nuk ka asnjë nismë konkrete përveç disa deklaratave për ndryshim të çmimit të energjisë dhe nisjen e aksioneve për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.
Çmimet e energjisë në Bursën Hungareze arritën rekordin e 1040 eurove/mwh për orën 20:00 për datën 30 gusht./Abcnews.al/