Çmimi i bulmetit sipas INSTAT është rritur me rreth 14% përgjatë muajit maj.
Përfaqësuesit e Industrisë së Përpunimit të Qumështit, në Elbasan thonë se shtrenjtimi ishte i pashmangshëm pasi fermeret i kanë kostot më të larta.
Kristaq Skënderi shprehet se mungojnë politikat mbëhstetëse dhe se janë vetë fermerët që e dërgojnë produktin tashmë te konsumatori.
“Tashmë një litër qumësht nuk prodhohet siç prodhohej më parë me një kilogram misër 30 lekë, apo një kilogram tërshërë apo jonxhë por çmimi është dyfishuar. Ikja e fermerëve dhe abondonimi i fermave që nuk u mbështetën sipas politikave, ku mishi dhe qumështi i prodhuar prej tij. Sot qumështi shitet nga 100 mijë lekë në 150 lekë litri. Për mua nuk ka rëndësi qumështi qoftë nga një dhi, lopë apo dele por hoigjena dhe fakti që qumështi shkon direkt te konsumatori”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër vetë qytetarët shprehen se çmimet janë shumë të shtrenjta dhe për shkak se janë pensionistë e kanë të pamundur që ti përballojnë këto çmime.
“Çmimet janë të shtrenjta të papërballueshme. Ndonjëherë marrim ndonjëherë jo”, ka thënë një qytetar./abcnews.al