Në Brazil, epiqendrën e virusit në Amerikën Latine, janë regjistruar 52.383 infeksione të reja me COVID-19, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 2.662.485.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 52.383 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.662.485.
Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 1.844.051.
India po ashtu ka regjistruar një numër të lartë të viktimave.
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 62.437 raste të reja dhe 764 viktima.
Gjithashtu Meksika vijon të regjistrojë një numër të lartë të personave që kanë humbur jetën nga COVID-19.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 688 viktima.