Bizneset dhe qytetarët janë më optimistë për ekonominë. Sipas vrojtimit të bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u përmirësua në prill dhe shënoi nivelin e 114.6 pikë përqindje, duke qëndruar mbi mesataren afatgjatë
Rritja e këtij treguesi është ndikuar nga rritja e besimit në sektorin e industrisë ku bizneset shprehen më optimiste për prodhimin actual dhe kontratat porositësë.
Ndërkohë rritje shënoi edhe bësimi në ndërtim, e cila u diktuar nga vlerësime positive për nivelin e porosive aktuale, ndërsa presin që në të ardhmen ccmimet të pësojnë rënie. Më optimiste rezultuan edhe bizneset e tregtisë në prill, nisur nga vlerësimet për ecurinë më të mirë aktuale të biznesit si dhe pritjet për punëismin.
E kundërsa ka ndodhur me shërbimet, pasi treguesi i besimit shënoi rënie sin ë treguesin e ecurisqë aktuale të biznesit ashtu edhe për nivelin e kërkesës.
Ndërkohë treguesi i besimit konsumator ka vijuar trendin disamujor në rritje, ku përmirësimi i besimit të tyre është ndikuar kryesisht nga vlerësimet më optimiste për situatën e përgjithshme ekonomike, ashtu edhe për kryerjen e blerjeve në shuma të mëdha si blerja e një makinë apo shtëpie në të ardhmen.