Rritet besimi në ekonomi në mars/ Qytetaret kanë pritshmëri me pozitive për ecurinë ekonomike

schedule14:59 - 3 Prill, 2023

schedule 14:59 - 3 Prill, 2023

Bizneset dhe individët presin përmirësim të ecurisë ekonomike në pjesën e mbetur të vitit 2023.Banka e Shqipërisë ka publikuar treguesin e  ndjesisë ekonomike  i cili rezultoi me rritje  6.3% në muajin mars në krahasim me një muaj më parë. Përmirësimi i besimit në ekonomi u përcaktua nga rritja e besimit në të gjithë sektorët e ekonomisë, si dhe i besimit konsumator. Aktualisht, niveli i treguesit ne ekonomi  qëndron 13.5 pikë mbi mesataren afatgjatë, niveli më i lartë historik .

Pas muajve të vështirë për shkak të inflacionit, industria ka pritshmëri më pozitive për muajt në vijim. Treguesi i besimit të industrisë  u rrit me 5.3 pikë përqindje në muajin

mars, i ndikuar  nga prodhimi aktual dhe për kontratat porositëse kryesisht atyre të eksporteve.

Ndërkohë që ndërtimi  ka pasur  rritjen më minimale të besimit për ecurinë e aktivitetit duke regjistruar vetëm, 3.5%.    Kompanitë në këtë sektor presin ecuri  më të mira për aktivitetin aktual ndërtues si dhe për  nivelin  e  porosive  aktuale.

Shërbimet rezultojnë një ndër sektorët më optimist për ecurinë ekonomike duke pësuar një rritje të besimit me 9.1 pikë përqindje në muajin mars. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar  rritje  të  ndjeshme.

Edhe  bizneset në tregti kanë vlerësime më të mira për ecurinë e aktivitetit të tyre.

Parashikime më të mira për  gjendjen e financiare kanë edhe qytetarët. Treguesi i ndjesisë ekonomike pësoi një rritje me 3.8% dhe kjo  u ndikua nga  pritje  të  përmirësuara  për  situatën e përgjithshme ekonomike, situatën financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!