Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rriten transfertat në euro/ BSH: Në janar, transaksionet arritën vlerën e 427 milionë euro

schedule14:49 - 17 Shkurt, 2025

schedule 14:49 - 17 Shkurt, 2025

Qarkullimi i monedhës europiane ka shënuar nivele të larata në ekonominë shqiptareedhe ne janar.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore numri total i transaksioneve të realizuara në janar është rreth 26 mijë duke e tejkaluar atë të së njëjtës periudhë ët vitit të kaluar me 4 mijë transaksione ose e thënë ndryshe me 19.7% më shumë.

Ndërkohë në vlera shuma e pagesave të realizuar nëpërmjet sistemit Aips rezulton se është 427 milionë euro në janar 2025, duke  pësuar një rritje me 22.3% vlerësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ose 78 milionë euro më tepër.

Kjo justifikon dobësimin e euros në tregun shqiptar dhe revanshin e lekut. Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme. Gjatë muajit  janar euro vijoi të qëndrojë nën nivelin prej 100 lekë dhe pritet që ky të jetë një normalitet i ri në ekonominë shqiptare.

Pavarësisht  se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit. Për këtë vit banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Rikujtojmë se viti 2024 u mbyll me rekord të trasaksioneve në euro duke kapur vlerën 5.2 miliardë euro ose 30.5% më shumë transferta se në vitin 2023./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!