Rriten tensionet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të abortit në SHBA

schedule09:15 - 8 Prill, 2023

schedule 09:15 - 8 Prill, 2023

Një gjykatës federal i emëruar nga Trump në Teksas ka urdhëruar ndalimin e një pilule të përdorur gjerësisht për abortin, mifepristone. Por një orë më vonë, një gjykatës i zgjedhur nga Obama në shtetin e Uashingtonit nxori një tjetër vendim, duke urdhëruar që aksesi në pilulën kundër aborit të ishte i disponueshëm në 17 shtete.

Pilula është lejuar për më shumë se 20 vjet dhe përdoret në shumicën e aborteve. Urdhrat e gjykatës do të bëjë që çështja të çohet në Gjykatën e Lartë të SHBA-së.

Në një raport prej 67 faqesh, gjykatësi Matthew Kacsmaryk në Amarillo, Teksas, ndaloi miratimin e mifepristonit nga FDA. Vendimi nuk do të hyjë në fuqi për shtatë ditë për t’i lënë qeverisë kohë për të apeluar.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë konfirmoi të premten mbrëma se do të kundërshtonte vendimin e Teksasit. Vendimi i gjyqtarit Kacsmaryk mund të kufizojë aksesin në përdorimin e pilulës për miliona gra në SHBA. Analistët ligjorë thanë se vendimi kërcënon të përmbysë të gjithë themelin e sistemit rregullator të pilulës në Amerikë.

Në vendimin e tij, gjykatësi Kacsmaryk tha se miratimi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) kishte shkelur rregullat federale që lejojnë miratimin e përshpejtuar të ilaçeve të caktuara. FDA kaloi katër vjet duke rishikuar mifepristone përpara se të miratohej në 2000.

Gjykatësi tha gjithashtu se FDA nuk kishte marrë parasysh “efektet psikologjike” të mifepristonit dhe të dhënat e tij të sigurisë. Fillimisht u miratua për ndërprerjen e shtatzënisë deri në javën e shtatë të shtatzënisë.

Në vitin 2016, përdorimi i miratuar i tij u zgjat deri në 10 javë të shtatzënisë.

Mifepristoni përdoret gjithashtu për të trajtuar gratë që kanë pësuar abort dhe sindromën Cushing, një gjendje e lidhur me hormonet.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!