Rriten të ardhurat në buxhet/ Në dy muajt e parë të 2023 u arkëtuan 97 miliardë lekë

schedule15:27 - 18 Prill, 2023

schedule 15:27 - 18 Prill, 2023

Rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit .Sipas treguesve fiskal të ministrisë së financave ,gjatë 2 muajve të parë të këtij viti në periudhën janar-shkurt vlera totale arriti në 97.1 miliardë lekë.

Nëse bjëmë një krahasim me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me rreth 10 miliardë lekë.

Efekte në këtë situate ka dhënë arkëtimi më i lartë i taksave nga administrata doganore por edhe tatimore.Në total buxheti ka përfituar nga këto dy zëra rreth 70 miliardë lekë.

Vetëm për shkurtin vlera e taksave të mbledhura në buxhet është rreth 46.8 miliardë lekë, duke tejkaluar pritshmëritë me një rritje prej 11.5 për qind krahasuar me një vit më parë.

Zëri që ka pasur performancën më pozitive në të ardhurat buxhetore ka qenë Tatimi mbi të Ardhurat personale nga i cili janë arkëtuar 3.8 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me gati 24 %.

Rritja me dy herë e pagës minimlale përgjatë vitit që kaloi si dhe e pagave në sektorin public kanë sjellë më shumë të ardhura në buxhet në këtë zë.

Por efekte positive rritja e pagave ka sjellë edhe në skemën e sigurimeve shoqërore ku vetëm në muajin shkurt nga kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore janë mbledhur rreth 10.4 miliardë lekë.

Nga të dhënat vërehet se për shkak të stabilizimit të çmimeve TVSH ka pasur një ngadalësim. Në muajin shkurt arkëtimet nga TVSH-ja arritën ne 13.5 miliardë lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!