Rriten rastet e të infektuarve, Shqipëria regjistron numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19

schedule16:06 - 1 Nëntor, 2020

schedule 16:06 - 1 Nëntor, 2020

Ministria e shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 327 raste pozitive për Covid-19, nga 1472 testime të kryera në gjithë vendin.

Për sa i përket numrit të të shëruarve, sipas raportimit kanë fituar betejën me sëmundjen 57 persona ndërkohë 293 pacientë ndodhen të shtruar në spitalet Covid.

Bilanci i viktimave ka shënuar rritje duke regjistruar 9 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, numri më i lartë që prej fillimit të epidemisë në vend.

Sakaq Ministria e Shëndetësisë ka vijuar apelin e saj për mbajtjen e maskës në të gjitha ambientet, distancimin fizik, dhe ruajtjen e higjienës vetjake.

Përditësimi i situatës i Ministrisë së Shëndetësisë: 

COVID-19 – Statistika (1 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         327

Të shëruar ne 24 orë                                      57

Të shtruar në spitale                                       293

Humbje jete në 24 orë                                  9

Testime ditore                                                  1472

Testime totale              126,692

Raste pozitive                       21,202

Raste të shëruara               11,246

Raste Aktive                            9,438

Humbje jete                            518

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!