Apartamentet në kryeqytet janë shtrenjtuar me rreth 15%. Ekspertët imobiliarë shpjegojnë se kjo ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit por edhe prej rritjes së të gjitha çmimeve të tjera. Por pavarësisht kësaj shitjet vijojnë.
Eksperti Lefter Sila shprehet se pavarësisht shtrenjtimit kërkesa për blerje vijon.
Përsa i përket zonave, TVSH dhe Blloku vijojnë të jenë më të kushtueshme ku çmimi në disa objekte të reja shkon deri në 3800 euro m2.
Për të shtuar transparencën për shitjet në këtë sektor, ekspertët i kërkojnë qeverisë të hartojë një databazë me të gjitha transaksionet.
Agjentët imobiliarë bëjnë thirrje që të ripërsëritet rivlerësimi ose të rishikohet taksimi prej 15 % në shitjen e apartamenteve. /abcnews.al