Rriten me 30 përqind sëmundjet e zemrës

schedule16:38 - 9 Janar, 2023

schedule 16:38 - 9 Janar, 2023

Zemra po shqetëson gjithnjë e më shumë shqiptarët. Personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskualare dekadën e fundit janë rritur me 30%. Studimi është kryer nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nuk përfshinë periudhën e pandemisë, kohë kur frika nga infektimi i mbajti qytetarët larg spitaleve.

Në regjistrat e mjekëve të familjes në vitin 2018 personat me sëmundje ishemike të zemrës shkuan në 36 mijë e 675 nga 28 mijë e 218 që ishin para tetë vitesh. Të prekur nga zemra dhe të regjistruar në sistemin shëndetësor në vend sipas Institutit të Shëndetit Publik rezultojnë më shumë se 87 mijë e 700 persona.

Incidencë më e lartë e sëmundjeve ishemike është regjistruar në Korçë, Berat, Lezhë dhe Gjirokastër. Ndër faktorët kryesorë të rrezikut për këto sëmundje Instituti i Shëndetit Publik rendit hipertensionin, yndyrat e larta në gjak, diabetin dhe konsumin e duhanit. Risku rritet me moshën. Ai është më i lartë tek burrat se gratë.

Arsyet e diferencës përfshijnë mbrojtjen hormonale tek femrat dhe ekspozimin më të lartë ndaj duhanpirjes dhe abuzimit me alkoolin tek meshkujt. Ndërkohë që numri i përgjithshëm i vizitave dhe shtrimeve në spital në lidhje me sëmundjet e zemrës ka ardhur në rritje Instituti i Shëndetit Publik vlerëson se vdekjet e parakohshme nga këto sëmundje vitet e fundit kanë filluar të ulen.

Megjithkëtë sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i humbjeve të jetës në vend dhe pathologjitë me të shpeshta të diagnostikara në sistemin shëndetësor shqiptar.

SËMUNDJET ISHEMIKE TË ZEMRËS
Viti 2010 28 218 persona
Viti 2018 36 675 persona

NË REGJISTRAT E MJEKËVE TË FAMILJES

87 785 persona me sëmundje zemre
290 000 persona me hipertension apo sëmundje të tjera të qarkullimit të gjakut

/abcews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!