Rriten investimet e huaja/ Rekord në tremujorin e parë, arritën në 354 milionë euro

schedule14:05 - 11 Qershor, 2024

schedule 14:05 - 11 Qershor, 2024

SHQIPËRI- Investimet e huaja ne vend kanë pësuar një rritje të fortë .Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti Shqipëria ka tërhequr investime në vlerën e 354 milion eurove.

Diferenca rezulton e konsiderueshme nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara .Në  krahasim me një vit më parë vendi jonë ka tërhequr 47 milionë euro më shumë investime.

Injektimi me kapital të ri  arriti në  i 144 milionë euro, me një rritje të lehtë vjetore prej vetëm 1%.

Ndërkohë që, kategoria fitimi i riinvestuar u zgjerua me 15%, në nivelin 209 milionë euro. Gjatë tremujorit të parë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme në masën 23%, në sektorin e ndërmjetësimit financiar në masën 21%, në  hidrokarbureve 13%, energjetike si dhe komunikacionit .

Rritja e investimeve të huaja është një faktor me rëndësi në forcimin e monedhës vendase pasi ndikon direkt në shtimin e monedhës europine në qarkullim në ekonominë shqiptare.

Gjatë muajve të parë të këtij viti kursi këmbimit euro lek ka pësuar një dobësim të fortë dhe rezulton se është rreth 8 pikë më i ulët duke u këmbyer në kufijtë e 100 lekëve. investimet e huaja direkte vitin e kaluar shënuan vlerën e 1.49 miliard eurove në total me një  rritje me 8.7% krahasuar me 2022.

 INVESTIMET E HUAJA DIREKTE

Janar-mars 2022    303 milionë euro

Janar-mars 2023     307 milionë euro

Janar-mars 2024       354 milionë euro

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!