Shqiptarët po përdorin gjithnjë e më shumë teknologjinë dhe blerjet përmes internetit. Sipas anketës së fundit të publikuar nga Instat, përgjatë vitit 2023 nga grupmosha 16 deri në 74 vjeç rezulton se përdorin internetin rreth 83.1% e popullsisë. Gjatë kësaj periudhe është rritur edhe përqindja e familjeve që kanë akses në internet.
Por, për çfarë e përdorin kryesisht internetin dhe teknologjinë? Nga të dhënat e anketës aktivitetet kryesore dhe që kanë shënuar rritjen më të madhe lidhen me përdorimin e shërbimve të e-qeverisjes përmes platformës e Albania.
Dominojnë kryesish shërbimet për të dhënat shëndetësore apo dokumentacione të tjera si deklaratat tatimore, dokumente të tjera zyrtare apo edhe regjistrimin ne shkolla e universitete. Perdorim të gjere ka edhe internet banking si dhe për të komunikuar me njëri-tjetrin përmes mesazheve të shkruara kryesish përmes Whats App por dhe platformave të tjera.
Ndjeshëm është rritur edhe përdorimi I blerjeve online për mallra e shërbime të ndryshime. Rezulton se blerjet përmes internetit janë kryer nga 38.5% e popullsisë gjatë kësaj periudhe. Peshën më të madhe të blerjeve online e zënë rrobat, këpucët e aksesorët me 88.8% të blerjeve, ndjekur nga shërbimet e dërgimit në shtëpi nga restorantet si dhe shërbimet catering./abcnews.al