Rriten 35.6%, në 2021 u eksportuan 369 miliard lekë mallra

schedule15:44 - 17 Janar, 2022

schedule 15:44 - 17 Janar, 2022

Nga Erblina Mile

Tregtia po i rikthehet ecurisë së periudhës para pandemisë. Përgjatë vitit 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 369 miliard lekë, duke u rritur me 35,6 %.

Të dhënat e INSTAT konfirmojnë se shitja e mallrave gjatë vitit që sapo u mbyll ka qenë pozitive. Gjatë 2021 konstatohet ndër të tjera se eksportet e mallrave shqiptare me Kosovën kanë njohur zgjerimin  më të madh duke u rritur me 43.6% ose 37.6 miliard lekë në total.

Në Kosovë eksportohen më tepër materiale ndërtimi dhe metale zë i cili kap vlerën e 17.4 miliard lekëve gjatë vitit të shkuar nga 11.8 miliard të vitit të kaluar. Po ashtu rritje të eksporteve ka pasur edhe në nëngrupin prodhime letre e druri si dhe minerale e lëndë djegëse .

Lulëzim të eksporteve Shqipëria ka pasur edhe me Spanjën dhe Italinë. Vlen të theksohet se ulja më e madhe e marrëdhënieve tregtare është me Rusinë dhe me Ukrainën.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 14,1 %“Minerale, lëndë

djegëse dhe energji elektrike” me 10,8 % “Tekstile dhe këpucë” me 3,7 %.Nga ecuria e nëngrupeve kuptohet se sektori fason vijon që të vuajë ende efektet e krizës duke mos kapur ecurinë e para pandemisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!