Rripi është kthyer në një ndër aksesorët më trend të momentit. Edhe këtë sezon rripi ka gjetur një përdorim të gjerë në modë, dhe ka fuqinë të japë një pamje më luksoze. Jo vetëm që është në gjendje të përshkruajë siluetën, duke nxjerrë në pah pikat e forta, por gjithashtu mund të përdoret me pallto, xhaketë, fustan apo bluzë.
Rripi tek palltoja: Nuk po flasim për rripin që mund të ketë një pallto por për ata prej lëkure që vendosen në bel. Rripi i kombinuar me xhaketë duhet të ketë një kontrast, që bëhet më e fortë në tonet neutrale.
Ndërsa përsa i përket pantallonave, ata “mbretërojnë” këtë sezon dhe të kombinuara me një rrip do të jepte një pamje më rigoroze. Ndërsa nëse e përdorni në fustan, duhet të kini parasysh modelet e drejta, midi ose të gjatë për të theksuar belin. I shoqëruar me një jumpsuit, bën që të dukeni më femërore pavarësisht efektit ‘kostum bojler’. /abcnews.al