“Rrimë me maska dhe kundragaz brenda”! Ujërat e zeza mbyllin në shtëpi fshatin në Maliq

schedule19:51 - 18 Tetor, 2020

schedule 19:51 - 18 Tetor, 2020

Rreth 150 familje të fshatit Vloçisht të bashkisë së Maliqit janë ngritur në protestë pasi çdo ditë u duhet të përballen me problematikën e ujërave të zeza që u vjen nga fqinjët, Pocesta. Banorët ngrenë alarmin për fëmijët e tyre dhe këto kushte detyrohen të mbyllen në shtëpi.

Mos i nxjerrin ujërat e zeza përpara shtëpive tona. Ne nuk dalim dot nga shtëpia, po na sëmuret fëmija, nuk dalin  jashtë. Ngrihemi në gjendje shumë kritike. Kur ka diell shumë, nuk i nxjerr dot fëmijët jashtë, bie shumë erë. Ne po rrimë në shtëpi brenda me maska dhe kundragaz” thanë banorët.

Duket se investimi nga bashkia për mbylljen e këtij kanali ka mbetur pa përfunduar.  I kontaktuar kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu tha se kanë filluar punimet për rrjetin e kanalizimeve të gjithë fshatit Vloçisht, dhe ky projekt do t’i japë zgjidhje problemit të 150 familjeve të cilat prej vitesh vuajnë këtë problematikë./ db/Abcnews.al