Një 38 vjeçar me origjinë nga Shqipëria është duke luftuar për jetën në një spital në Itali pasi u rrah me grushte gjatë natës së mbrëmshme.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Martinsicuro dhe shqiptari me inicialet A.H ndodhet në gjendje kritike për jetën duke u shtruar urgjentisht në reanimacion.
Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se atë e kanë rrahur dy persona, por ende nuk ka detaje mbi identitetin e tyre dhe rrethanat e ngjarjes.
Shqiptari në gjendje të rënde është dërguar në spital rreth orës 03.30 të mëngjesit dhe sipas mjekëve ka plagë shumë kritike në pjesën e kokës dhe fytyrës. /abcnews.al