Rrëzuan burgimin e përjetshëm ndaj Dritan Dajtit, pushohet çështja në ngarkim të tre gjyqtarëve

schedule15:45 - 26 Tetor, 2020

schedule 15:45 - 26 Tetor, 2020

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur qe të pranojë kërkesën e SPAK dhe të pushojë çështjen në ngarkim të tre gjyqtarëve qe i rrëzuan burgimin e përjetshëm Dritan Dajtit.

Gjykata e vendosi pushimin me argumentin se nuk gjenden elementë të veprës penale, raporton gazetarja e Abc News, Glidona Daci.

Pertit Alija, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli u dyshuan nga Prokuroria për korrupsion. Për çështjen e tre gjyqtarëve ishte ngarkuar më herët pushimi nga SPAK,por gjykata nuk e kishte pranuar. s.b/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!