Rrëzohet ura në Francë, humb jetën një 15-vjeçare

schedule11:32 - 18 Nëntor, 2019

schedule 11:32 - 18 Nëntor, 2019

Një vajzë 15-vjeçare raportohet të ketë vdekur sot pasi një urë u rrëzua mbi një lumë në Francë.
E reja besohet të ketë qenë duke udhëtuar me nënën e saj pasi ura ra në Mirepoix-sur Tarn, në veri të Tuluzhës, pas orës 8 të mëngjesit.

Tre automjete ishin në urë, në momentin kur u rrëzua, automjeti me të cilin udhëtonte vajzën, një kamion dhe një mjet tjetër.
Vajza e vdekur po udhëtonte me nënën e saj, e cila u shpëtua nga banorët e zonës.

Sipas autoriteteve personat e tjerë që ranë në lumë dolën prej aty me not.

La depeche.fr raportoi se një kamion mbi kufirin e autorizuar të peshës kishte hyrë në urë, duke bërë që ura të shembej dhe të binin edhe dy automjete të tjerë.
Sipas asaj që raportjnë mediat e tjera franceze, një autobus shkolle kishte kaluar urën disa momente para se të binte.
Rreth 80 zjarrfikës janë aktualisht në vendngjarje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!