Gjykata e Tiranës hodhi poshtë padinë e trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi, ndaj ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Panuçi kishte kërkuar dëmshpërblim nga ish-kreu i shtetit për prishje të imazhit.
Nishani e quajti Panuçin “sharlatan që po shkatërronte atë që ishte ndërtuar”, pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës ku kuqezinjtë u mundën thellë me rezultatin 3 me 0. Për këtë koment trajneri italian kërkoi 100 mijë Euro dëmshpërblim, por që u rrëzua nga Gjykata e Tiranës./abcnews.al