Një helikopter ushtarak është rrëzuar në Algjeri duke shkaktuar vdekjen e tre anëtarëve të ekuipazhit, sipas mediave të huaja.
Incidenti ndodhi në perëndim të Algjerisë, sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes.
“Një helikopter MI-71 u rrëzua në periferi të El-Attaf, në provincën Ain Al-Defla”, duke shkaktuar vdekjen e kolonelit Menari Mourad, komandantit Moussa Mohamed Dahmani dhe rreshterit Oussama Cheboua”, thuhet në deklaratë duke informuar se helikopteri “ishte në një mision të planifikuar trajnimi”.
/abcnews.al