Një avion luftarak amerikan F-16 është rrëzuar gjatë stërvitjes të shtunën pranë një baze të madhe ushtarake amerikane në Korenë e Jugut, tha ushtria amerikane.
Avioni, “u rrëzua në një zonë bujqësore pranë bazës ajrore Osan rreth orës 9:45 të mëngjesit” me orën lokale, tha në një deklaratë Forcat Ajrore të SHBA në Korenë e Jugut.
Piloti fatmirësisht shpëtoi dhe asnjë civil nuk mbeti i lënduar nga incidenti, sipas ushtrisë. Piloti po merrte pjesë në një fluturim rutinë stërvitor, tha ushtria, duke shtuar se hetimet për incidentin janë duke u zhvilluar.
Baza ajrore Osan është baza më e afërt e Forcave Ajrore të SHBA me Korenë e Veriut, rreth 40 milje (64 kilometra) nga kufiri i saj.
/abcnews.al