Një aeroplan i vogël ushtarak nigerian është rrëzuar ndërsa po i afrohej pistës së Aeroportit Abuja. Shkak raportohet të jetë një problem në motor, ndërsa për pasojë humbën jetën shkatë persona.
“Një avion ushtarak King Air 350 sapo u rrëzua në pistën tonë Abuja pasi raportoi dështimin e motorit gjatë rrugës Minna”, bëri të ditur Ministri i Aviacionit, Hadi Sirika në llogarinë e tij në Twitter.
Minna është një qytet rreth 110 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Nigerisë, Abuja. /abcnews.al/
Nigerian Military Plane crashes near Abuja Airport pic.twitter.com/3PpoOIgUcN
— Punch Newspapers (@MobilePunch) February 21, 2021