Rrëzohet një aeroplan i vogël në Francë, tre të vdekur

schedule22:22 - 30 Qershor, 2024

schedule 22:22 - 30 Qershor, 2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në në Seine-et-Marne në Francë, kur një aeroplan i vogël është rrëzuar në autostradë. Tragjedia ndodhi në autostradën A4 në Collégien.

Tre personat në bord, dy burra dhe një grua, vdiqën. Sipas raportimeve, aeroplani sapo ishte nisur nga aeroporti Lognes dhe është përplasur me linjat e energjisë elektrike, duke bërë që të rrëzohej.