Rrëzohet në liqen helikopteri rus

schedule09:31 - 5 Shkurt, 2024

schedule 09:31 - 5 Shkurt, 2024

Një helikopter Mil Mi-8 që i përkiste Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë me tre persona në bord u rrëzua në një liqen në Republikën Veriore të Karelias, tha sot ministria, duke shtuar se kërkimet janë duke vazhduar.

Sipas ministrisë, rrënojat e helikopterit, i cili u zhduk nga radarët vonë të dielën në mbrëmje, u vunë re 11 kilometra larg bregut të liqenit Onega, i dyti më i madh në Europë, në një thellësi prej rreth 50 metrash.

Karelia ndodhet midis Finlandës dhe Rusisë veriperëndimore, midis detit të Bardhë dhe Baltik.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!