Një helikopter ushtarak, tip Rosguard Mi-8 është rrëzuar këtë të enjte në rajonin Shën Petersburg në Rusi, ku kanë humbur jetën tre persona.
Helikopteri ishte duke kryer një fluturim stërvitor, ndërsa bëhet me dije se i përkiste Gardës Kombëtare Ruse.
Po ashtu bëhet dije se viktimë e kësaj ngjarje kanë mbetur piloti, ndihmësi i tij dhe një inxhinier./abcnews.al/


