Rrëzohet helikopteri ushtarak në Kolumbi, raportohet për 9 të vdekur

schedule09:48 - 30 Prill, 2024

schedule 09:48 - 30 Prill, 2024

Nëntë anëtarë të forcave të armatosura të Kolumbisë u vranë kur një helikopter u rrëzua gjatë rrugës për në provincën e Bolivarit, ku ushtria po kryen operacione kundër kartelit më të madh të kokainës në vend.

As presidenti dhe as forcat e armatosura nuk kanë sqaruar ende rrethanat e rrëzimit, duke përfshirë nëse organizata kriminale prej 4000 anëtarësh ishte e përfshirë.

Megjithatë, sipas një burimi, i cili kërkoi të mos përmendet emri, tha se helikopteri Mi-17 u përfshi në një aksident gjatë transportit të furnizimeve.

/abcnews.al