Një helikopter ushtarak afgan është rrëzuar sot në provincën Ghor në perëndim të Afganistanit, duke vrarë të paktën një person, njoftoi Ministria afgane e Mbrojtjes.
Rrëzimi i MI-17 ndodhi për shkak të një problemi teknik, sipas informacioneve.
Helikopteri ishte në një mision shpëtimi pasi një automjet që transportonte civilë ra në një lumë pranë qytetit Feroz Koh, kryeqyteti i provincës Ghor, tha Ministria në platformën X.
/abcnews.al