Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në Francë

schedule09:04 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 09:04 - 2 Dhjetor, 2019

Tre punonjës të ekipeve të shpëtimit humbën jetën pasi helikopteri i tyre u rrëzua pranë Marsejës, në Francën e Jugut.

Helikopteri u rrëzua gjatë teksa ishte nisur me punonjësit për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet e mëdha, tha të hënën ministria franceze e Brendshme.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 1 dhjetorit, tha ministria, e cila shtoi se po zhvillohej një hetim për të ekzaminuar shkakun e aksidentit.

Bregdeti mesdhetar i Francës është goditur nga reshjet e dendura të shiut gjatë javës së kaluar duke shkaktuar përmbytje të mëdha në zonë./abcnews.al