Rrëzohet helikopteri në Veracruz, në bord edhe zyrtari i lartë i qeverisë

schedule10:14 - 26 Gusht, 2021

schedule 10:14 - 26 Gusht, 2021

Një helikopter ku po udhëtonte sekretari shtetëror i Brendshëm i Veracruz Eris Cisneros është rrëzuar.

Lajmin e bëri me dije gurvenatori Cuitláhuac García i cili tha se helikopteri u rrëzua pasi një incidenti në Sierra de la Huasteca Baja , që ndodhet në skajin verior të Veracruz. Për fat të mirë si pasojë e rrëzimit nuk ka viktima.

“Duke u përpjekur të fluturonte në pikat e paarritshme të Sierra de la Huasteca Baja, helikopteri i Marinës ku po udhëtonte Sekretari i Qeverisë, Éric Cisneros, pati një aksident. Ai më ka njoftuar për të raportuar se ka pësuar disa lëndime por është në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk ka humbje njerëzore”, shkroi ai në Twitter.

Pasi lajmi u publikua, ai publikoi mesazhin e mëposhtëm në llogarinë e tij në Twitter:

“Unë i vlerësoj shprehjet e solidaritetit pas rrëzimit të helikopterit të Marinës në të cilin po kryente një fluturim zbulimi në zonat e prekura nga Uragani Grace. Fatmirësisht nuk pati humbje njerëzore”. m.v/abcnews.al