Një avion u rrëzua në SHBA pasi u detyrua të bënte një ulje emergjente, duke shkaktuar disa viktima, sipas Departamentit të Policisë Metro Nashville.
Avioni u rrëzua pranë I-40 East në Mile Marker 203 në West Nashville, një lagje rreth tre milje nga aeroporti John C. Tune.
Zëdhënësi i policisë Don Aaron tha në një konferencë shtypi se kulla e kontrollit në aeroportin John C. Tune mori një mesazh rreth orës 19:40 nga një avion që kishte probleme në motor dhe kishte nevojë për miratim urgjent për t’u ulur.
Avioni më pas në orën 19:44. Aaron tha se asnjë automjet apo ndërtesë nuk u godit kur avioni u rrëzua dhe se të gjithë ata që vdiqën ishin pasagjerë.
Pas rrëzimit avioni shpërtheu në flakë.
/abcnews.al