Rrëzohet avioni në Peru, humbin jetën shtatë persona

schedule09:56 - 5 Shkurt, 2022

schedule 09:56 - 5 Shkurt, 2022

Të paktën shtatë persona humbën jetën pas rënies së një avioni të vogël gjatë një fluturimi mbi një zonë arkeologjike në linjën Nazca të Perusë.

Mediat bëjnë me dije se viktimat janë tre turistë holandezë, dy turistë kilianë dhe dy anëtarë të ekuipazhit nga Peruja ishin në mesin e të vdekurve.

Shefi i policisë së Naske, Edgar Espinoza u tha gazetarëve se aeroplani me sa duket mori flakë pasi u përplas në tokë.

Linjat Nazca, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, përbëhet nga vizatime të mëdha në tokë – të njohura si gjeoglife – që datojnë rreth 2000 vjet më parë dhe është një rajon i mbrojtur, i cili gjendet rreth 450 km në jug të kryeqytetit Lima. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!