Një avion luftarak i Forcave Ajrore Britanike “F-35” u rrëzua në Mesdhe gjatë një fluturimi rutinë. Piloti i tij u detyrua të hidhet me parashutë dhe u kthye në gjendje të mirë në aeroplanmbajtëse.
Sipas autoriteteve britanike, ngjarja ka ndodhur në mesditë në ujërat ndërkombëtare. Piloti u gjet dhe u transportua në aeroplanmbajtësen “HMS Queen Elizabeth”.
“BBC” shkruan se hetimi ka të ngjarë të fokusohet në një problem teknik ose gabim njerëzor që shkaktoi rrëzimin e “F-35”./ Abcnews.al