Një pilot jetoi 9 orë në agoni në krahun e avionit të tij, i cili u rrëzua në një moçal të Everglades, Florida për t’i shpëtuar aligatorëve.
Avioni me një motor u rrëzua gjatë uljes në një zonë të largët të populluar me aligatorë të Everglades rreth orës 4 të mëngjesit por kaluan disa orë para se autoritetet të njoftoheshin për rrëzimin dhe të nisnin operacionin e kërkim-shpëtimit.
Kur ekipet e shpëtimit arritën në vendngjarje, ata gjetën pilotin duke qëndruar në krahun e avionit, me këmbën e mbështjellë me një fashë të improvizuar që kishte bërë nga rrobat e tij.
Avioni ishte pothuajse i zhytur në moçal.
/abcnews.al