Një avion Boeing 737 është rrëzuar në brigjet e Hawaii pasi thuhet se ka pësuar avari në motor. Sipas Autoritetit Federal të Aviacionit (FAA), Garda Bregdetare shpëtoi të dy personat në bord.
Avioni po fluturonte nga Honolulu për në ishullin Maui, por ra në ujë menjëherë pas ngritjes, vetëm dy milje (3 km) nga Aeroporti i Kalaeloa.
FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojnë rrëzimin.
Pamjet e transmetuara nga NBC tregojnë një burrë që mendohet të jetë një nga pilotët që merret me barrelë.
Gazetari i ABC News Alex Stone raportoi se një pilot është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike , ndërsa piloti tjetër, më pak i dëmtuar po kthehej në breg nga një anije shpëtimi e rojes bregdetare. g.v/abcnews.al