Një avion pasagjerësh është rrëzuar në Sao Paulo të Brazilit, raportojnë mediat lokale.
Nuk është ende e qartë se sa njerëz ishin në bord, por avioni ka kapacitet për të transportuar 62 persona.
Trupat lokale të zjarrfikësve konfirmuan se avioni ra në qytetin e Vinhedo, por nuk dhanë më shumë detaje.
Televizioni brazilian GloboNews tregoi pamjet e një zone të madhe në zjarr dhe tym që dilte nga trupi i avionit. Ndërsa, pamjet shtesë në GloboNews treguan një avion që lëvizte poshtë vertikalisht, teksa binte./abcnews.al