Një avion me të paktën 16 pasagjerë dhe dy në ekuipazh është përplasur mëngjesin e sotëm në qytetin Goma në Republikën Demokratike lindore të Kongos.
Guvernatori rajonal i Kivut të Veriut Nzanzu Kasivita Carly tha se kishte viktima, por nuk dha një numër.
Avioni u rrëzua pasi u përplas me disa shtëpi në lagjen Mapendo pasi “humbi” kontrollin gjatë ngritjes në aeroport.
Avioni Dornier-228 ishte në pronësi të kompanisë private “Busy Bee”.
Shumë skuadra shpëtimi dhe oficerë policie kanë arritur në vendngjarje për të vijuar hetimet deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.