Një avion luftarak i Forcave Ajrore Ruse u rrëzua sot në rajonin e Murmansk, në veriperëndim të Rusisë, siç raporton Reuters duke cituar agjencinë TASS.
MiG-31 u rrëzua në një liqen, sipas të njëjtit burim.
Në një video-dokument të publikuar në platformat e mediave sociale, duket se avioni luftarak është përfshirë nga flakët përpara se të rrëzohej. Dy pilotët ishin në gjendje të shpëtonin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, sipas zyrtarëve lokalë.
Shkaku i rrëzimit të avionit mbetet i paqartë. /abcnews.al