Rrëzohet avioni “Boeing 737”, shpëtojnë mrekullisht dy pilotët

schedule15:29 - 7 Shkurt, 2023

schedule 15:29 - 7 Shkurt, 2023

Një avion i llojit “Boeing 737”, i cili përdorej për shuarjen e zjarreve, është rrëzuar në Perëndim të Australisë. Avioni me dy persona në bord u rrëzua mbi parkun kombëtar të lumit Fitzgerald.

Për fat të mirë, dy pilotët arritën të mbijetojnë. Lajmi u konfirmua edhe nga kryeministri i Australisë Perëndimore, i cili e quajti ngjarjen si mrekulli.

“Kur mora lajmin, mendova më të keqen, por më thanë se pilotët dhe ekuipazhi mbijetuan. Dy pilotët u morën me helikopter nga vendngjarja dhe u transportuan në spital, por mësohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Mark McGowan.

Ai theksoi se rrëzimi i avionit në një zonë të pyllëzuar e bën edhe më të vështirë shpëtimin e ekuipazhit, prandaj për të ishte një mrekulli.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!