Një avion luftarak amerikan F-16 është rrëzuar mëngjesin e së hënës në Detin e Verdhë, jo shumë larg brigjeve të Koresë së Jugut. Sipas informacioneve, piloti arriti të hidhet me katapultë, pak përpara se avioni të përfundonte në ujërat e thella të detit.
Avioni ishte nisur nga një bazë ajrore në Gunsan, teksa ende nuk dihet misioni që ai kishte. Një grup hetimor po kryen verifikimet përkatëse për çështjen, teksa piloti u shpëtua pa pësuar dëme të mëdha.
/abcnews.al