Rrëzohet avioni, 15 të vdekur, plagosen dhjetëra të tjerë

schedule08:51 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 08:51 - 27 Dhjetor, 2019

Një avion i linjave të lira kazakistanase është rrëzuar duke i marë jetën të paktën 15 personave. Dyshohet se avioni ka pësuar një defekt, çka bëri që të zhytet me shpejtësi dhe të përplaset me objektet në tokë.

Mediat e huaja shkruajnë se nga 100 pasagjerë afro 80 prej tyre dhe ekuipazhi i avionit po marrin ndihmë mjekësore.

Incidenti u raportua të premten pasi mjeti fluturues kishte më pak se 20 sekonda që ishte ngritur në ajër.

Një zhurmë e fortë që është dëgjuar në strukturën e jashtme të avionit bëri mjeti të humbasë shpejtësinë dhe të kthehet anash duke u përplasur me një mur betoni të një banese dykatëshe.

Pasagjerët po udhëtonin nga Almati, drejt kryeqytetit Nur-Sultan.

Ministria e Jashtme kazakistanase publikoi listën me afro 60 persona që po trajtohen në spital, ndërsa 22 pasagjerë kanë marrë plagë më të rënda.

Vendi ka pezulluar fluturimin e të gjithë avionëve të linjës me çmime të ulëta gjithashtu pritet të sqarohen shkaqet e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!