Dy punëtorë të By Pass-it në Gjirokastër janë rrëzuar nga skela. Abcnews.al mëson se ngjarja ka ndodhur tek ura Nanxës.
Agron Baboçi 59 vjeç dhe Erjon Meçani 37 vjeç, të dy punonjës të firmës janë rrëzuar ndërsa ishin duke punuar dhe kanë marrë lëndime në trup.
Mësohet se ata janë dërguar në spitalin n rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër dhe janë jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al