Rreziqet gjeopolitike, kërcënimi kryesor për ekonominë

schedule09:54 - 9 Gusht, 2023

schedule 09:54 - 9 Gusht, 2023

Tensionet gjeopolitike shihen si kërcënimi më i madh për ekonominë globale në afat të shkurtër, sipas një sondazhi të fundit global të Oxford Economics që përfshiu 127 biznese.

Në veçanti, rreth 36% e bizneseve thanë se tensionet gjeopolitike, të tilla si çështjet që lidhen me Tajvanin, Korenë e Jugut dhe marrëdhëniet Rusi-NATO , janë kërcënimi më i madh për ekonominë.

Ndërkohë sipas një sondazhi të ngjashëm në prill, gati gjysma e të anketuarve besonin se rreziku më i madh vinte ose nga shtrëngimi i politikës monetare ose nga shpërthimi i një krize financiare, raporton abcnews.al.

Edhe pse bizneset vazhdojnë ta shohin inflacionin e lartë si një rrezik serioz dhe të dukshëm në afatin e afërt, ata tani janë më optimistë për rënien e tij.

“Bizneset presin që inflacioni të rritet në 3.7% në 2024, 0.2% më i ulët se parashikimi ynë më i fundit,” tha Jamie Thomson, redaktor i sondazhit përkatës në Oxford Economics.

“Parashikimet afatmesme të inflacionit kanë rënë ndjeshëm, duke përmbysur rritjet e regjistruara gjatë dy viteve të fundit”, shtoi ai.

Gjithashtu, sondazhi duket se lehtëson shqetësimet për rreziqet për sistemin bankar. Natyrisht, pas kolapsit të bankave, që ndodhi në mars të këtij viti, ende ekziston një frikë e madhe.

Për më tepër, rreth 30% e të anketuarve vazhdojnë të besojnë se rreziku më i madh në periudhën e ardhshme është ashpërsimi i kushteve të kreditimit ose shpërthimi i një krize të gjerë financiare në shkallë ndërkombëtare, siç raportohet nga moneyrevieë dhe CNBC.

Megjithatë, tensionet gjeopolitike shihen gjithashtu si një rrezik kryesor për ekonominë globale nga 60% e të anketuarve.

“Një përshkallëzim i tensioneve gjeopolitike mund të shkaktojë një përmbysje të konsiderueshme të trendit të globalizimit, si për tregtimin ashtu edhe për aktivitetet e sistemit financiar”, tha Jamie Thomson.

De-globalizimi është rreziku i tretë më i madh i identifikuar në sondazhin e Oxford Economics. Së fundmi, afërsisht 25% e kompanive pjesëmarrëse besojnë se rreziku më i lartë do të lindë nga ulja e normave të interesit në pesë vitet e ardhshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!