Rrëzimi i helikopterit në Iran, identifikohen tre personat që udhëtonin me presidentin dhe ministrin e Jashtëm

schedule08:06 - 20 Maj, 2024

schedule 08:06 - 20 Maj, 2024

Emrat e disa prej të vrarëve në rrëzimin e helikopterit, përveç presidentit të Iranit Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, janë publikuar.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA thotë se në bord ishin gjithashtu Ayatollah Mohammad Ali Al-e Hashem, imami për faljen e xhumasë në qytetin e Tabrizit dhe gjenerali Malek Rahmati, guvernatori i provincës iraniane të Azerbajxhanit Lindor.

U vra edhe komandanti i njësisë së mbrojtjes së presidentit, Sardar Seyed Mehdi Mousavi, si dhe një numër truprojash dhe ekuipazhi helikopteri, të cilët ende nuk janë identifikuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!