Ministri i Mbrojtjes së Australisë tha sot ka pak shpresë që katër anëtarët e ekuipazhit të helikopterit ushtarak që u rrëzua në det në Queensland do të gjenden të gjallë.
Helikopteri MRH-90 po merrte pjesë në stërvitjet ushtarake të quajtura Talisman Sabre, të cilat po mbahen nga SHBA dhe Australia duke përfshirë 30,000 personel ushtarak, kur u rrëzua vonë të premten mbrëma në ujërat e ishullit Hamilton, rreth 890 km në veri të Brisbane.
Ministri i Mbrojtjes Richard Marles tha gjatë një konference për shtyp se gjatë operacionit të shpëtimit, ku përfshiheshin qindra personel ushtarak, u gjetën mbetje të helikopterit.
Shefi i Shtabit Angus Campbell tha se gjetja e 4 trupave nuk do të ishte e lehtë për shkak të rrymave të forta, por operacioni po vazhdonte.
/abcnews.al