Rrëzimi i avionit rus/ Moska kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në OKB

schedule19:42 - 24 Janar, 2024

schedule 19:42 - 24 Janar, 2024

Rusia ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas rrëzimit të një avioni rus që transportonte ushtarë të kapur ukrainas, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov. Ai theksoi në një konferencë se delegacioni rus në Kombet e Bashkuara kërkoi që takimi të mbahet në orën 15:00.

Kreu i diplomacisë ruse theksoi se rrëzimi i avionit rus ishte një akt kriminal ukrainas. Moska foli për një akt barbar terrorizmi, duke akuzuar Kievin për rrëzimin e avionit rus, i cili sipas palës ruse mbante 65 ushtarë ukrainas, robër lufte, të cilët do të shkëmbeheshin sipas një marrëveshjeje përkatëse me të burgosurit rusë.

Sipas autoriteteve ruse, 74 persona u vranë. Mes tyre ishin tre ushtarë rusë. Gjashtë anëtarët e ekuipazhit ishin të gjithë rusë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!